Orges: Familja më ndau nga bashkëshortja sepse ishte me ngjyrë

Orgesi ka ardhur në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan me një trëndafil të kuq në dorë. I dedikuar për dashurinë e tij të jetës dhe siç shprehet ai, njeriun që e ka bërë të ndjehet si kurrë më parë pavarësisht se nuk është e para në jetën e tij. Përpara se të na rrëfejë për personin që i ka sjellë trëndafilin, ai ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” episodet e së shkuarës.

Në moshën 24-vjeçare u dashurua pas një vajze me të cilën ka edhe një fëmijë. Familja e Orgesit nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie sepse ish-bashëkshortja ishte me ngjyrë. Situata nisi të ishte e vështirë për këtë të fundit dhe çifti mori vendimin për t’u ndarë.

Orges: Kur isha 24 vjeç, jam njohur me një vajzë. Pasi kaloi pak kohë, ajo ngeli shtatzënë, ne u martuam.

Ardit Gjebrea: Bëtë dasmë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Ah, nuk bëtë dasmë por jetuat bashkë?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: Në shtëpinë tënde?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: Lindi fëmija. Djalë apo vajzë?

Orges: Vajzë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është sot?

Orges: 13.

Ardit Gjebrea: Por ti nuk je bashkë më me bashkëshorten tënde.

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Po pse u ndave nëse mund të pyes?

Orges: U ndamë për arsye sepse ish-bashkëshortja ime ishte me ngjyrë.

Ardit Gjebrea: Edhe?

Orges: U ndamë sepse në Shqipëri është ende ai mentaliteti që një me ngjyrë duhet të marrë një me ngjyrë dhe s’duhet të marrë dikë tjetër.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti e dashuroje?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: Kush ndikoi më shumë në ndarjen tënde?

Orges: Më shumë ndikuan njerëzit e mi.

Ardit Gjebrea: Të afërmit?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: U bë kaq stresuese sa u bë e pamundur jeta?

Orges: Po. Nga unë nuk ishte aq stresuese, por ndikoi shumë te ish-bashkëshortja dhe vajti në një pikë që…

Ardit Gjebrea: Ajo nuk duroi dot.

Share With:
Translate »
104 Views