Orinda Huta shtatzënë? Na e thotë Turi përgjigjen…

Rreth dy muaj më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare me një dasmë spektakolare që mblodhi të ftuar të shumtë VIP. Pas dasmës Orinda Huta dhe Turjan Hyska u nisën për muajin e mjaltit që përfshiu disa udhëtime të bukura dhe tani më në fund i janë rikthyer normalitetit. Por ashtu si shumë çifte të sapormatuara, edhe dyshja e famshme e ekranit nuk mundi t’i shpëtojë pyetjeve për një fëmijë të mundshëm. Në një intervistë të shkurtër për emisionin ‘Prive’ në 20-vjetorin e emisionit ‘Opinion’, i pyetur nëse po presin një fëmijë, Turjan Hyska u përgjigj: ‘Duke punuar jemi. Punët po shkojnë mirë. Me tre turne po punojmë, mëngjes, drekë , darkë dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë.’ Dyshja la kështu të kuptohet se ata po përpiqen të bëjnë një fëmijë, që do të jetë dhe i pari për ta. 

  

Share With:
Translate »
879 Views