Orindës kanë filluar të mos i bëjnë më rrobat dhe Turi nuk na e kurseu një video fshehurazi saj

Turjan Hysko dhe Orinda Huta do të bëhen prindër për herë të parë. Këtë lajm e konfirmoi vetë çifti në 14 mars përmes disa fotografive të postuara në Instagram. Ishte Turi ai që publikoi foton i pari, duke i treguar botës lajmin e bukur.

Më vonë, Orinda zbuloi edhe gjininë e bebushit që po presin të vijë në jetë. Ata do të bëhen me vajzë dhe janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Gjatë kësaj kohe Orinda ka ndarë shpesh në rrjete sociale foto të saj me barkun e rrumbullakosur dhe shtatzënia e ka ndryshuar shumë. Madje Orinda ka nisur të ndryshojë garderobën, duke qenë se barku sa vjen e rritet. Turi ka ndarë sot në Instagram një video, në të cilën Orinda ndodhet para garderobës në dilemë se çfarë duhet të veshë.

“Na ka ndryshuar pak garderoba”, ka shkruar Turi me shaka përkrah videos së Orinës.

Ndërsa ajo “nuk e ka pritur mirë” publikimin e këtij momenti dhe e nevrikosur ka treguar se në fakt nuk po zgjidhte dot se çfarë atlete duhej të vishte.

Turjan Hysko ishte i ftuar së fundmi në emisionin për fëmijë “Në kurthin e PIter Pan”, ku foli edhe për pritjen e ëmbël të Orindës.

“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turjan Hysko.

Gjithashtu ai tha se emrin për vogëlushen e tyre nuk e kanë zgjedhur akoma, por e sigurt është që do të fillojë me shkronjën A.

Share With:
Translate »
10801 Views