“Pak halle kam unë, tani duhet të qaj dhe hallet e tua…”, nëna invalide rrëfen fjalët e së bijës

Eva Sula, 50 vjeçe, ka kaluar një jetë mjaft të vështirë dhe për të asnjë ditë që ka jetuar nuk ka qenë e lumtur. Para 19 vitesh ajo është përplasur nga një makinë dhe ka ngelur invalide.

Eva u braktis nga bashkëshorti i cili krijoi lidhje me një femër tjetër, fëmijët e saj u martuan dhe ajo ngeli në mëshirë të fatit. Tani ajo jeton me djalin e saj 18-vjeçar në kushte ekstreme varfëria dhe përfiton vetëm Kempin prej 50 mijë lekë të vjetra.

Mirela Milori: E përfiton ndihmën ekonomike?

Eva Sula: Jo sepse gocat kanë shkuar të gjitha tek burrat e vet.

Mirela Milori: Si po jeton ti?

Eva Sula: Keq dhe më keq. Nuk ka më keq se të kërkosh. Mori vajza dje në telefon dhe më tha pak halle kam unë, tani duhet të qaj dhe hallet e tua, prandaj nuk i them dot gocës që nuk kam.

Mirela Milori: Sa vite t’u bënë kështu që merr kempin dhe e ke qiranë e lartë?

Eva Sula: 6 vite qe jetoj me këtë qira. Dikur kam pasur qiranë më të ulët po ka qenë shtëpia e keqe.

Mirela Milori: Po djali punon, a vazhdon shkollën?

Eva Sula: Jo, jo, 8-vjeçaren e ka lënë përgjysmë.

Mirela Milor: A punon djali?

Eva Sula: Kur i del diçka punon, kur nuk i del diçka nuk punon. Tani punon në lavazh, por edhe këtë muaj dhe nuk e lë më sepse mund të ftohet dhe nuk kam lekë që t’i blej ilaçe.

Mirela Milori: Ka qenë një grua që të ka ndihmuar, të është gjendur pranë me të ardhura. Çfarë lloj ndihme të ka dhënë?

Eva Sula: Më ka paguar qiranë e shtëpisë, ndonjëherë i kërkoja edhe gjërat që më duheshin si për shembull bukë. Lekë nuk para më jepte, por kur kisha nevojë më ndihmonte edhe me ushqime. Tani zonja nuk është më, ka ikur në Amerikë, ka dy muaj. Tani nuk kam asnjë që të më ndihmojë.

Mirela Milori: Po tani kush të ndihmon?

Eva Sula: Më shumë djali kur çohem shkoj në banjo dhe ulem sepse unë nuk kam shumë mundësi. Unë vetëm krevat dhe banjo shkoj.

Share With:
Translate »
428 Views