Covid-i nxit shfrytëzimin e fëmijëve

Shfrytëzimi i fëmijëve të mitur për punë dhe trafikimi i tyre është shqetësimi më i madh në kryeqytetin Indian, Delhi. Laureati i Nobelit për paqe në 2014 ngre alarmin se situata e pandmeisë mund të shkaktojë një rritje të rasteve të shfrytëzimit të të miturve, që sipas UNICEF përllogariten te jenë rreth 10 milionë.

Kjo është një pamje e zakonshme në rrugët e Delhit, ku shihen fëmijë të mitur që vrapojnë mes vapës në stacionet hekurudhore lokale, për të mbledhur shishe plastike nga magazinat dhe për t’i shitur për skrap.

Shpesh ata i sheh duke mbajtur thasë të mëdhenj me veshje mbi kokat e tyre, duke demonstruar atë që është pjesa më e errët e kryeqytetit indian.

Për më shumë se 4 dekada, laureati i Nobelit për paqe në 2014, Kailash Satyarthi ka shpëtuar me mijëra minorenë nga murtaja e skllavërisë dhe trafikimit, por tani ai ka frikë se po përballet me një betejë më të ashpër, pasi shqetësohet se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë një rritje të rasteve të shfrytëzimit të fëmijëve.

“Kërcënimi më i madh është që miliona fëmijë mund të bien përsëri në skllavëri, trafikim, të shfrytëzohen në punë, apo në martesa të parakohshme” tha Satyarthi.

Ndërsa pandemia vazhdon të trondisë ekonominë indiane, duke lënë miliona njerëz në varfëri, familjet janë nën presion të madh për t’i detyruar fëmijët e tyre të lënë shollën dhe të punojnë për mbijetesë.

Aktivisti i të drejtave të fëmijëve ngre shqetësimin se numri i rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve ose shfrytëzimi për prodhime të materialeve pornografike pothuajse është dyfishuar në këtë përiudhë.

Sipas të dhënave nga agjencia e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, numri i fëmijëve që punojnë në Indi-nën moshën nëntë vjeçare – është 10.1 milionë.

Share With:
Translate »



76 Views