Pak pasi u bënë prindër, çifti i oficerëve vetëvriten brenda 48 orëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA. Një çift oficerësh kryen vetëvrasje brenda 48 orëve, duke lënë jetim fëmijën e tyre 1 muajsh. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve. Mësohet se Clayton Osteen u gjend i vetëvrarë në shtëpi nga kolegët e tij.

Osteen fillimisht mbijetoi dhe u dërgua në spital, por dy ditë më vonë familja e tij mori vendimin për ta hequr atë nga aparaturat që e mbanin në jetë. Një ditë më vonë, partnerja e tij i ka marrë jetën vetes. Zyrtarët ende nuk kanë dhënë detaje të arsyeve që çuan në aktin e rëndë.

Teksa është e pamundur të kuptohen rrethanat që çuan në një vendim të tillë, lutemi që kjo tragjedi të jetë katalizator i ndryshimeve dhe që do ta bëjë më të lehtë për të folur rreth shëndetit mendorsi dhe sfidave që përballemi në përditshmëri”, tha sherifi i zonës. Çifti solli në jetë fëmijën e parë, një djalë, të cilin e mirëpritën në mes të Nëntorit. Ata ishin vlerësuar të dy me çmime për jetët që kishin shpëtuar gjatë kohës që ishin në shërbim.

Share With:
Translate »
177 Views