Panama | Vdes 13-vjeçarja nga koronavirusi

Ndërsa, ditët e fundit gjithnjë e më shumë po flitet për kufirin moshor që rrezikon koronavirusi, duket se kjo sëmundje nuk kursen as fëmijët. Rasti tragjik vjen nga Panamaja, ku sipas Al Jazeera-s, një 13 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Pas problemeve shëndetësore, e mitura është  shtruar në  spitalin pediatrik, por komplikacionet me frymëmarrjen për shkak të prekjes nga koronavirusi kanë çuar deri në  fundin tragjik të vajzës.

“Vdekja iu njoftua repartit epidemiologjik të Ministrisë së Shëndetësisë pasi nga ekzaminimet që i janë bërë 13 vjeçares, ka rezultuar se ajo ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve me frymëmarrjen, e shkaktuar nga Covid-19”, shkruan Al Jazeera.

Panamaja deri tani ka konfirmuar 313 raste me koronavirus dhe pesë viktima, një prej të cilave e mitura 13 vjeçare.

Share With:



2388 Views