Panik në Lezhë, disa fëmijë i vënë zjarrin një grumbulli mbeturinash pranë banesave

Një grumbull mbeturinash në Lezhë është përfshirë nga zjarri, pasditen e sotme. Mësohet se disa fëmijë, i janë afruar grumbullit të madh të mbeturinave që ndodhej pranë banesave të tyre, dhe i kanë vënë zjarrin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse, dhe po punohet për shuarjen e zjarrit.

Share With:
Translate »
535 Views