Para lindjes së Londonit, Sara dhe Ledioni e nisën rrugëtimin bashkë kështu

Vetëm një ditë më pas, ne zbuluam se Sara dhe Ledioni ishin fejuar pasi Sara postoi foton me unazë duke u treguar të gjithëve se lidhja e dashurisë kishte kaluar edhe një hap tjetër të madh. Ishte 2 janari i vitit 2016 atëherë kur çifti sapo ishte kthyer nga disa ditë të bukura që kaluan në Maldive dhe Monte Carlo.

“Një vit i ri, krejtësisht ndryshe”, – shkroi Sara Hoxha në janarin e dy viteve më parë pas postimit të unazës së fejesës.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që nga ajo ditë dhe reagimin, emocionin e Sarës, Ledioni na e zbuloi vetëm tani.

The day she said “yes” and we ate churros to celebrate. 01/01/2016

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

Siç duket nga fotoja e parë pas këtij momenti, Sara është e habitur dhe e mahnitur në të njëjtën kohë, por edhe Ledioni, me emocione në dukje më të kontrolluara, gjithashtu e shoqëron partneren dhe entuziazmin e saj.

“Dita kur ajo tha “Po” dhe kur hëngrëm churros për të festuar” – shkruan Ledioni duke shënuar 1 janarin e vitit 2016, pas të cilit nisi rrugëtimin një jetë e re për të dhe për Sarën.

Pas atij momenti hëngrën churros, një ëmbëlsirë tradicionale spanjolle e cila ka mbetur gjithashtu një kujtim i ëmbël i atij fillim viti.

mamas best friend

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Sot, ditët e ëmbla dhe me kaq shumë emocione kanë edhe një shok, Londonin e vogël.

Share With:
Translate »
572 Views