Para se të martoheshin, princi William trembej nga refuzimi i babait të Kate

Princ William e kishte ndarë mendjen që Kate Middleton do të ishte princesha e tij dhe teksa e propozonte harroi një detaj shumë të rëndësishëm: mendimin e babait të Kate!

William, i propozoi gjatë një udhëtimi shumë romantik të dyshes në Kenya, pikërisht atëherë kur Kate s’e priste fare.

“Ishte shok total kur ndodhi. Kishte shumë romanticitet aty brenda.”- u shpreh Kate për People.

Çfarë William “harroi” të bënte para pyetjes së madhe ishte të merrte aprovimin e babait të Kate dhe vetëm ideja që kishte bërë diçka “të pamatur” e bënte të ndihej keq.

“Unë harrova të pyes të atin e Kate fillimisht dhe vetëm ideja që ai mund të më thoshte jo apo ta refuzonte propozimin tim, më tmerroi. Pastaj mendova me vete që nëse pyes Kate, ai s’mund të më thotë jo.”- u shpreh princi William.

Thyerja e vogël e traditës rezultoi me sukses, pasi dyshja vazhdon të përfaqësojë çiftin model mbretëror edhe pas kaq shumë vitesh bashkë!

Share With:
Translate »
114 Views