“Para tre vitesh humba babain”, Albana surprizon njeriun e shtrenjtë

Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan priti një surprizë të veçantë. Albana nga Elbasani erdhi posaçërisht me kërkesën për të surprizuar kushërirën e saj në këtë pjesë të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Vajza e tezes së Albanës, Fotinia, është lindur e jeton në Larisa të Greqisë, por vajzat kanë një lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën.

Këtë vit, Fotinia nuk e feston dot ditëlindjen për shkak të një situate familjare, ndaj Albana ka ardhur për t’i dedikuar një mesazh, sidomos pas gjërave në të cilat ajo i ka ndenjur pranë. Një prej ngjarjeve që ka shenjuar jetën e Albanës dhe ku Fotinia ka lënë gjurmën e saj, është humbja e babait.

Ardit Gjebrea: Por çfarë lidhje ke ti me Fotininë? Lidhje kur flas, e kuptva që është vajza e tezes, por a jeni të afërta sepse ndonjëherë të afërmit janë afër, por…

Albana: Po, shumë të afërta, si me mendimet, si me karakterin, jemi shumë të afërta. Ajo më ka ndenjur shumë pranë në vitet e mia më të këqija të jetës sepse unë para tre vitesh humba dhe babain. Ishin vërtet vite… unë nuk e dija se ç’do të thotë të humbësh dhe babain, por e mësova, fatkeqësisht, edhe pse nuk doja. Ka qenë mbështetje shumë e madhe për mua.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është Fotinia?

Albana: Fotinia, 15 vjeçe dhe unë isha 19 vjeçe, pak a shumë… Por edhe pse e vogël, gjithmonë, nuk më linte të mërzitesha, jo të qaja. Gjithmonë më kujtonte në telefon, edhe pse larg, nuk më linte një sekondë vetëm.

Ardit Gjebrea: Familja e Fotinisë dhe sidomos tezja, ju ka qëndruar shumë pranë.

Albana: Po.

Ardit Gjebrea: Ka qenë një mbështetje e madhe për familjen tuaj.

Albana: Po, shumë.

Ardit Gjebrea: Dhe ju keni patur edhe vështirësi ekonomike apo jo?

Albana: Po, ka qenë tezja e cila na ka mbështetur pasi im atë luftoi për 15 vjet me sëmundjen e kancerit dhe ishin shumë vite ku një rrogë e mamit nuk mjaftonte vetëm për ilaçet dhe spitalet apo analizat, jo vetëm për ne që ishim të vegjël akoma.

Ardit Gjebrea: Punonit edhe ju vetë kam përshtypjen?

Albana: Po.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë jeni ju?

Albana: Jemi 4 motra.

Ardit Gjebrea: Dhe ju punonit? Të katërta?

Albana: Po, ç’të bënim? Dy motrat e vogla jo, por unë dhe motra e madhe më shumë.

Ardit Gjebrea: Ku punonit?

Albana: Ç’të dilte. Nuk kishim një punë stabël.

Share With:
Translate »
109 Views