Paris Jackson bën tatuazh në nder të babait të saj, në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta
Paris e ndjen akoma ndikimin e babait të saj, legjandarit Michael Jackson dhe këtë e konfirmoi me anë të një tatuazhi që ka bërë në këmbën e saj të majtë në 8 vjetorin e vdekjes së tij. “Applehead” është një term që përdoret kur thërrasim njerëzit e dashur dhe ata që na ndodhen pranë. “Në çdo hap që unë marr, ti ngre këmbën time dhe më udhëheq përpara,”-ka shkruar Paris në foton e postuar në Instagram. Përkujtimi i të ndjerit Michael Jackson do të zhvillohet sot.