Partneri i Khloe Kardashian, një baba i përkushtuar

Tashmë gjithçka është harruar. Khloe Kardashian dhe partneri i saj Tristan Thomspon i janë kthyer normalitetit. Madje flitet se Thompson është edhe një baba i përkushtuar. Khloe ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram” ku Thompson shfaqet me vajzën e tij duke kërcyer.

Megjithatë, çifti mund t’i jetë kthyer normalitetit por askush nuk mund ta harrojë tradhtinë që Tristan i bëri partneres së tij në periudhën më delikate të jetës së saj, në shtazani.

Të gjithë fansat e Khloes shprehen keqardhjen e tyre për një situatë të tillë, ndërsa familja e saj u përfol se kishte shkëputur lidhjet me Tristanin. Por mesa duket, pasi Khloe vendosi të mos ndahej nga partneri i saj, gjithçka ndryshoi dhe gjërat u kthyen si në fillim. /J.K

Share With:
Translate »
624 Views