Partnerja e Tedi Ngjelës na tregon fotot e vogëlushes së tyre

Historia e saj e dashurisë me Tedi Ngjelën, dashur pa dashur, u bë publike. Megjithatë Era vazhdoi të qëndronte larg syve të publikut. Ishte Tedi ai që na tregonte vazhdimisht çaste të atyre të dyve dhe më pas fotot e ëmbla me të bijën, Vivi.Megjithatë këto pushime verore, e kanë bërë më të hapur Erën…sot profili i saj i Instagramit shfaqet i hapur dhe është plot thesare që paskëshin qenë fshehur aty, si një foto me vajzën kur ajo nuk kishte asnjë dhëmbë apo shenjë të tyre…apo foto kur nuk e di cili është arushi mes Vivien-it me kapuç dhe ariut prej lodre… Por sigurisht edhe çaste romantike me Tedin. Shpresojmë që Era të mos ndryshojë mendje dhe të vazhdojë të na tregojë çastet e saj të bukura.

Share With:
Translate »
1159 Views