“Partnerja ime lezbike më la me një mesazh, por jam tre muajshe shtatzënë”

Një grua lezbike është lënduar se partnerja e ka lënë me një mesazh. Ajo dyshon se ka nisur romancë me një grua tjetër, por shqetësimi nuk qëndron këtu.

Të dyja vendosën të bëheshin me fëmijë dhe tani ka mbetur e vetme, ndërkohë që ka një foshnje 3 muajshe në bark. Për këtë arsye i ka dërguar letër psikologes Deidre që ti japë këshilla për këtë situatë.

Letra: Isha në punë kur partnerja ime më dërgoi mesazh duke më thënë se nuk më do më, duke më lënë të vetme shtatzënë me fëmijën tonë.

Unë jam 29 vjece dhe isha e lidhur me partneren time prej 8 vitesh. Ajo është 31 vjece dhe ne vendosëm të bëhemi me fëmijë duke përdorur metodën IVF dhe jam tre muajshme shtatzënë.

Ne u emocionuam shumë dhe cdo gjë po shkonte mirë derisa një grua e re filloi të punonte në të njëjtën firmë me partneren time. Ajo fliste shumë për të. I kërkoja të ma prezantonte, por më nxirrte gjithmonë justifikime.

Ajo bënte plane për tu takuar me këtë grua cdo fundjavë. Më dukej sikur më kishte marrë për të mirëqenë. Më pas më la me një mesazh. Unë duhet të kthehem tek mamaja ime dhe ndihem shumë keq.

Deidre: Partnerja jote nuk mund të përballej me përgjegjësitë e të qenit prind. Pyetjes së cilës duhet ti përgjigjes menjëherë është – a mundesh ti? Ti duhet të mendosh se si do e përballosh.

Ky mund të jetë një fillim i mrekullueshëm për jetën tënde, por mendo si do e bësh këtë.

Share With:
Translate »
597 Views