Pas dasmës, këngëtari kujdeset për gruan shtatzënë

30 shtatori i këtij viti do të mbetet gjatë në kujtesën e Besnik Qakës dhe gruas së tij Lolitës. Kjo për faktin se ata dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë me një dasmë shumë private dhe të thjeshtë. Përveç gëzimit që u bënë burrë e grua ata i lumturoi edhe lajmi se do të bëhen prindër andaj kjo është edhe arsyeja që Besniku ka filluar të bëhet edhe më i kujdesshëm. Së fundmi Lolita e ka publikuar një foto në Instastory ku shihet pikërisht Besniku duke u kujdesur për të.
‘’Ai kujdeset për zonjën e tij’’ ka shkruar ajo mbi foto. Ndryshe për këtë ndjenjë, gjininë e foshnjës dhe detaje të tjera interesante nuk duhet t’i humbisni këtë të premte në emisioni ‘Mirage’. Mund ta ndiqni në Facebook pastaj të gjitha materialet do të dalin në kanalin tonë zyrtar në Youtube. Ndryshe kujtojmë se NRG Band janë pjesëmarrës në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Gocat me martini.

Share With:
Translate »
712 Views