Pas fotos zyrtare të Princit George fshihet dhimbja e Kate, ekspertja tregon arsyen
Fotoja e ditëlindjes së tetë të princit George fsheh në fakt dhimbjen e nënës së tij, princeshës Kate Middleton e cila duket se do e këtë shumë të vështirë faktin që George mund të dërgohet në shkollë me konvikt.
George u shfaq me një veshje të stilit Polo, dhe ulur mbi Land Rover-in e stërgjyshit të tij të ndjerë, Princit Philip.
Ekspertja e Royal-s Daniela Elser thotë se fotoja në dukje shumë e lezetshme është shumë prekëse për nënën e tij Kate. George mbush sot tetë vjeç dhe është pikërisht mosha kur babai i tij princi William dhe Harry nisën shkollën me konvikt.
Elser thotë se në familjen mbretërore debati ka disa ditë që po bëhet, nëse fëmija i parë i çiftit duhet të dërgohet në shkollë me konvikt.
“Në pamje të parë është një foto e ngrohtë, e lezetshme me princin e vogel që një ditë mund të bëhet mbret. Por ajo që e bën këtë imazh kaq interesant është fakti se nënkupton moshën që ka arritur George e kur në të njëjtën Harry dhe William u dërguan në shkollë me konvikt”.
Nuk dihet se çfarë do të vendosë familja mbretërore por që tani Kate ka sugjeruar që George të shkojë në një shkollë ditore, pa akomodim. Por a do thyhej tradita e paraardhësve të tij?
/Tiranapost.al