Sa mëngjes i ëmbël është ky në shtëpinë e Loredanës dhe Mozzik

Reperët Mozzik dhe Loredana janë një ndër çiftet më të komentuar në media. Vetëm para disa ditësh ato ishin në qendër të vëmendjes pasi u aludua për një ndarje mes tyre (aludime të cilat më pas dyshja i hodhi poshtë). Siç është e ditur, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vogëlusheje të quajtur Hana, e cila tashmë është bërë mjaft e njohur për publikun.

Si Mozzik ashtu dhe Loredana janë shumë të përqëndruar ndaj të bijës, ajo është kthyer në personin më të rëndësishëm të jetës së tyre. Dyshja poston vazhdimisht foto të vogëlushes madje Loredana i ka kushtuar dhe një këngë të titulluar ‘Hana’, si dhe ka bërë tatuazh emrin e saj në pjesën e parakrahut.

Ditën e sotme, reperja ka treguar si ka nisur mëngjesi i saj. Ajo ka publikuar një foto të vogëlushes në Instastory. Hana sapo është ngritur nga gjumi dhe është kaq e ëmbël! Mëngjesi nuk mund të niset më bukur sidomos kur dhe koha është kaq e zymtë.

Share With:
Translate »
630 Views