Pas lajmit se do bëhen prindër, Besi ka një tjetër dedikim prekës për Xhensilën

Ata të dy tashmë po shijojnë dimensionin e vërtetë të lumturisë për një çift të dashuruarish! Më në fund, pas lajmeve që qarkulluan në media, ata u dorëzuan ditën e djeshme, me dëshirën për t’i “bërtitur” gjithë botës dhe fansave të tyre, lajmin më të bukur…atë të pritjes së ëmbël!

Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj do të bëhen së shpejti prindër. Pas fotos së parë, që vërtetoi shtatzëninë gjithashtu edhe dedikimin e babait të ardhshëm Besit, që lexohet në rreshta si një ndjesi e vyer, aktori i njohur i humorit, ka postuar një tjetër foto me një dedikim shumë të bukur.

“Jetë që sjell jetë” ka shkruar ai, duke i bërë tag me këtë foto bashkëshortes së tij, Xhensilës!

Qyteti i Como-s, vendi ku ata realizuan sesionin fotografik përpara dasmës dhe ku Xhensila mori propozimin për martesë, ishte sërish zgjedhja e të dyve për të shpallur lajmin më të bukur në botë.

Jete qe sjell jete @xhensilamyrtezaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Share With:
Translate »
976 Views