Pas lindjes së vajzës, Zaimina rrëfen për jetën e re: Ka disa gjëra që Klodit nuk i pëlqejnë

E mbajti larg syve të publikut pothuaj të gjithë periudhën e pritjes së ëmbël, por në javët e fundit u dorëzua dhe ndau për miqtë disa nga momentet më të bukura, si fotot me partnerin e saj, Klodi, por edhe foto e video nga baby shower.

Ka vetëm pak javë që Zaimina është bërë nënë për herë të parë dhe Khloe është kthyer në qendrën e universit. Ashtu siç ndodh me të gjitha nënat e reja, edhe me Zaiminën kanë ndryshuar oraret, gjumi, ritmi i ditës e gjithçka që lidhet me të bijën. Për momentin, Zai i është përkushtuar vetëm vogëlushes duke lënë mënjanë të gjitha angazhimet e tjera në biznes, por edhe në jetën artistike.

E ftuar në një lidhje me Skype në Pop Culture pasditen e sotme, Zaimina tregoi edhe disa detaje për jetën e re si nënë. Një ndjesi që ajo nuk mundet ta përshkruajë për atë krijesë që ajo do të donte ta bënte më parë. Kështu tha këngëtarja në një bisedë “shtëpie” me Kelvin: “Është një ndjesi që nuk krahasohet me asgjë në botë. Tani jam tërësisht e përkushtuar te Khloe, ajo ka marrë të gjithë vëmendjen time. Është një kënaqësi e madhe, por tani them ‘pse nuk e kam bërë më përpara’”, – thotë Zaimina.

Khloe po rritet dita – ditës dhe Zai mëmësinë po e shijon me kohë të plotë. Por, e pyetur për partnerin, ajo tregohet e sinqertë duke thënë se ka disa gjëra që Klodit nuk po i pëlqejnë shumë. E pyetur se si po e përjeton ai këtë periudhë që kur është bërë baba, Zaimina përgjigjet: “Klodi, ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë….”, por nuk është fjala aq për qëndrimin më shumë në shtëpi, as për raportin intim me Zain: “Kufizohet tani nga disa gjëra që ndodhin te mami…” – shton ajo, pa specifikuar cilat janë ato që Klodit nuk i pëlqejnë.

Natyrisht, edhe Klodi duhet të kuptojë se gjatë kësaj periudhe nënat e reja bëhen më emocionale, ndaj për to duhet më shumë kujdes. Siç rrëfen Zaimina, shumë gjëra që ndodhin me vogëlushen, as ajo vetë nuk i ka ditur, por po i mëson bashkë me të: “Edhe unë po mësohem me të, nuk e kisha menduar si do të ishte, po mësoshemi të dyja me njëra – tjetrën.”

E pyetur se kujt i ngjan më shumë vajza, Zaimina pranon me vështirësi se i ngjan Klodit: “Në fillim, kur lindi, ditën e parë kur erdhi tek unë, m’u duk se ishte një Zai në miniaturë, por ditët kalojnë dhe ajo merr një hije të jashtëzakonshme nga Klodi…”, – thotë këngëtarja pa e fshehur xhelozinë se veç babit, ka edhe një mami që e ka mbajtur në bark 9 muaj.

Si mbesa e parë në familjen e Zaiminës, Khloe është e llastuar edhe nga familja e gjyshërve. Prindërit e këngëtares dhe motra e saj janë të lumtur dhe të gjithë vëmendjen ia kanë dedikuar mbesës, ndaj gjithçka ndodh në jetën e tyre gjatë kësaj kohe, është patjetër e lidhur me vajzën e Zaiminës. /Revista Class

Share With:
Translate »
847 Views