Xhensila nuk ka patur kurrë nevojë për photoshop, mos po fsheh ndonjë gjë tani?
Që kur u martua e deri tani, Xhensilën po e shohim të gjithë nga barku. Është shtatzënë apo jo? Njëherë thuhet që jo, njëherë thuhet që e pranoi e shumë versione të tjera. Por në foton e postuar sot nga ajo, syrit të Kids’ Time nuk i shpëtoi një detaj. Me sa duket Xhensila ka përdorur pak photoshop dhe këtë na e evidenton karrigia e cila është sfumuar. Ndoshta këngëtarja ka dashur të hollojë çik belin për të na fshehur pritjen e ëmbël. /Kids’ Time/