Pas pune e gjithë vëmendja i dedikohet Kroit, Bieta zbulon si e kalon pasditen me djalin e saj

Vitin e kaluar moderatorja Bieta Sulo u bë për herë të parë nënë e një djali, emri i të cilit është Kroi Art. Që prej asaj kohe, Bieta ka postuar shpesh foto me të birin dhe me Albanin. Edhe pse angazhimet këtë vit për Bietën janë shtuar, pasi ju besua drejtimi i ‘Pasdite në Top Channel’, moderatorja sërish arrin të gjejë kohë për Kroin. Sapo kthehet në shtëpi ajo kujdeset të kalojë sa më shumë kohë me djalin e saj. “Kur vjen mama tek shtëpia dhe do dalim direkt për të shkuar tek lodrat”, shkruan Bieta në një foto të postuar në ‘Instagram’, me vogëlushin e saj.

Duket se ngarkesa në punë nuk e pengon aspak Bietën për të kaluar kohën që duhet me Kroin.

Share With:
Translate »
602 Views