Pas rrëfimit të linjës së jetës, Erjola surprizohet nga mamaja e saj! Përqafim mes lotësh

Erjola ka rrëfyer linjën e jetës mes lotësh, të cilat shprehnin vështirësitë që ka kaluar.

Një nga disfatat më të mëdha të jetës banorja e Big Brother VIP specifikon atë të humbjes së babit, kur ishte vetëm 14 vjeçe.

I them faleminderit Zotit, sepse ka njerëz që nuk i kanë thënë baba dikujt. S’ka si baba Ledion. Për një vajzë është siguria mashkullore që paraqitet vetëm në figurën e tij. Sa e vështirë qënka të përballesh me jetën tënde. Kur sheh tënden të trazon shpirtin”, tha ajo.

Erjola, teksa foli për marrëdhënien me nënën, tregoi gjithashtu se e ka të vështirë që ta shohë atë të vishet gjithmonë me të zeza.

Pas përfundimit të rrëfimit, banorja u surprizua nga nëna e saj.

Fillimisht ajo u prit në dhomën e surprizave nga një sofër, në të cilën ndodheshin gatimet e nënës.

Takimi i tyre ishte emociones, ku të dyja shpërthyen në lot.

 

Share With:
Translate »
48 Views