Pas shtatzanisë së Kate, vajzat britanike marrin vendimin drastik

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është shtatzënë dhe lajmi se ajo po pret fëmijën e tretë ka gëzuar jo vetëm anëtarët e familjes mbretërore, por edhe të gjithë britanikët. Ndryshe nga dy lindjet e tjera, Kate ka zgjedhur që fëmijën e tretë ta lindë jo në maternitet, por në shtëpi. Nisur nga kjo, një fenomen i ri është përhapur me shpejtësi në Britani. Mësohet se pas këtij lajmi kërkesat e nënave që të lindin në shtëpi janë rritur me 44%. Mamitë private, të cilat për pak kohë kishin mbetur pa punë, u rikthyen fuqishëm në treg që pas deklaratës së dukeshës. Sipas një sondazhi të bërë në Britaninë e Madhe, 1/3 e grave shtatzënë janë shprehur se duan që fëmijën ta lindin në shtëpi ashtu si kurse dhe Kate Middleton. Dukesha e Kembrixhit kishte planifikuar të bënte të njëjtën gjë me lindjen e vajzës së saj, Charlotte, por vendosi kundër saj pasi kështu iu rekomandua nga mjekës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Kate Middleton është një nga personazhet më me influencë në Britani dhe kjo u vërtetua më së miri pas këtij lajmi (nëse keni pasur dyshime për këtë).

Share With:
Translate »
835 Views