Një gjyshe në super formë si Marjana Kondi

“Një dashuri nga ato të fundjetës që vazhdon derisa të mbyllësh sytë” do ta quante ndjesinë e gjyshes pak ditë më parë Rajmonda Bulku. Dhe nuk është e vetmja. Si ajo, edhe shumë personazhe të tjerë të njohur, kanë rrëfyer pothuaj të njëjtën ndjesi për nipërit e mbesat. Kështu është edhe për Marjana Kondin.  

Që kur Asia ka ardhur në jetë e aktorja e humorit është bërë gjyshe, gjithçka është ndryshe në familjen e Marjanës. Më shumë se një vit e gjysmë më parë, kur vajza e Marjanës solli në jetë Asian, për gjyshen e njohur nuk kishte lumturi më të madhe. Gjatë këtyre muajve, ajo shijon vitet e para të vogëlushes, duke kaluar kohë sa më shumë mundet me të.  

Sa herë i sheh gjyshe e mbesë nëpër Kodrat e Liqenit, vështirë të besosh se është një raport i tillë. E vogla, gjithmonë e më e rritur, me tipare të ëmbla e flokë kaçurrelë, ndërsa gjyshja, gjithmonë e më sportive, gjithmonë e më shumë seksi.

Si kjo foto e ditës së sotme kur Asia dhe Marjana kanë përfituar nga dielli i ngrohtë i vjeshtës për të shijuar “detin”, siç e quan Asia Liqenin Artificial të Tiranës.

Ndërsa Marjana, nuk ka asgjë më pak me një modele seksi që ka dalë të realizojë një set fotosh nga Kodrat e Liqenit. Me një fustan të zi prej dentelle, një xhaketë lëkure të zezë dhe një palë atlete të bardha, gjyshe Marjana i ka mahnitur të gjithë miqtë virtualë që vijojnë ta komplimentojnë për formën fizike perfekte.

Share With:
Translate »
791 Views