Pas shumë kohësh, më në fund një foto e vajzës së Noizy-t nga vetë këngëtari, shikoni sa është rritur

Noizy është një nga reperat më të suksesshëm të momentit i cili po shijon sukseset e njëpasnjëshme të albumit më të ri. Por veç karrierës reperi shqiptar ka preferuar ta mbajë larg mediave jetën e tij private dhe të bijën.

Dhe vetëm pak minuta më parë Noizy ka surprizuar fansat dhe duket se nuk i ka rezistuar tundimit të publikojë një foto të së bijës në Instastory.

Në foto Leandra duket me kurriz dhe duken vetëm flokët e saj të gjata, por gjithashtu vogëlushja që kemi parë tek kënga dedikuar asaj “Noku” nuk është më e tillë, pasi tani duket një zonjushë e vërtetë.

Mbi foto reperi ka shkruar “Noku” dhe pas ka vënë një zemër duke na treguar se është e bija vazja e vogël në foto.

Share With:
Translate »
1524 Views