Dashuria nënë-fëmijë dhe roli i hormonit të oksitocinës

Dashuria e nënës për fëmijen është e papërshkueshme, është aq e pafundme, aq e pastër dhe aq e bukur, saqë fjalët nuk mund ta përshkruajnë . Personat që e mbështesin këtë tezë janë të shumtë, por, në fakt, kjo dashuri kaq e madhe dhe e veçantë ka qenë objekt i një sërë studimesh shkencore të bëra kohët e fundit. Mes faktorëve që e lidhin kaq shumë nënën dhe fëmijen me sa duket qëndron një hormon, i ashtuquajtur hormoni i dashurisë, oksitocina. Është ky hormon që mendohet se prodhohet në sasi të mëdha pas lindjes, ç’ka bën që nëna të ketë një dashuri kaq të fortë ndaj të sapolindurit, dashuri që shtohet nga momenti kur nëna e ushqen të porsalindurin me gji.

Kjo sjellje i jep rëndësi një proçesi që forcon lidhjen mes të dyve, madje shumë më tepër se ajo mes babait dhe fëmijës. Që pas dashurisë së nënës për fëmijën qëndron një hormon, kjo është zbuluar nga shkencëtaret e “Mount Sinai Medical Center” në New York. Por, pavarësisht se efektet e oksitocinës mbi qëniet njerezore nuk janë sqaruar të gjitha, duket se këto mund të favorizojnë një lidhje më të fortë mes nënës dhe fëmijës. Megjithatë, ajo që është e qartë ka lidhje me faktin se kjo substancë luan disa role të rëndësishme, të përcaktuara mirë nga shkencëtaret. Mes tyre janë dy funksione të rëndësishme të ushtruara gjatë shtatëzënisë ose menjëherë pas lindjes: tkurrjet e mitrës gjatë lindjes dhe çlirimi i qumështit nga gjendrat e gjirit.Ajo që shkencëtarët donin të vërtetonin, ishte se si ky hormon mund të influencojë edhe në lidhjen nënë-fëmijë meqë studimet e tjera kishin evidentuar lidhjen mes oksitocinës dhe lidhjes në çift.

“Është shumë e qarte se hormoni oksitocinë luan një rol të rëndësishëm në formimin e lidhjeve të dashurisë te kafshët, por për momentin dimë shumë pak mbi neurokimikën e lidhjeve te qeniet njerezore”, – tha doktoresha psikiatre, Jennifer Bartz. Doktoresha Bartz, veç të tjerash, bën me dije se mekanizmi i saktë përmes të cilëve hormoni mund të shkaktojë lidhjen e ngushtë nënë-fëmijë nuk është i qartë, pavarësisht se dihet që oksitocina ndërvepron me hormonet e tjera, ku të gjithë janë të lidhur me sjelljen sociale dhe kënaqësinë. Ky rrjet kompleks ndërveprimesh biokimike mbetet ende një terren për t’u eksploruar.

Share With:
Translate »
802 Views