Pasi të lexoni këtë lajm, do ta dashuroni Britney Spears

Britney Spears e ka hapur një qendër për fëmijët e sëmurë me kancer në Las Vegas duke dhuruar një milion dollarë.

Këngëtarja i ka dhuruar paratë e fituara nga shitja e biletave për performancat e saja në Planet Hollywood Resort & Casino, në kuadër të koncerteve “Piece of Me”.

Të shtunën, 35-vjeçarja e ka prerë shiritin në hapjen zyrtare të kësaj qendre mahnitëse.

“Jam shumë e entuziazmuar që ndodhem këtu për kampin e ri NCCF’, e ka nisur Britney fjalimin e saj para të pranishmëve.

“Kemi nisur me grumbullimin e parave në vitin 2014 dhe kemi grumbulluar një milion dollarë për këtë qendër mahnitëse për t’i mbështetur fëmijët dhe familjet ngado që janë”.

“I falënderoj të gjithë për zemërgjerësinë për ta bërë këtë realitet dhe që e bënë të mundur të ndodhte”, ka deklaruar këngëtarja. Shefi ekzekutiv i NCCF, Jeff Gordon, e ka falënderuar Britneyn për angazhimin që projekti të finalizohej. “E kemi parë anën e Britney Spears, të cilën nuk e kanë mundësinë ta shohin shumë njerëz. Në raste të këtilla e kupton sa e veçantë është Britney”. “Ajo është një këngëtare e mrekullueshme, këtë e dimë të gjithë, por ajo shqetësohet për njerëzit dhe kujdeset për ta”, ka thënë ai. 

Share With:
Translate »
672 Views