Pasi u bë baba për herë të pestë, Fatmir Limaj tregon kuptimin e emrit të vajzës

I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj së fundi është bërë baba për herë të pestë. Ai dhe bashkëshortja e tij Arlinda Balaj mirëpritën në jetë një vajzë. Të voglën e pagëzuan me emrin Sina. Ky emër i veçantë ka nxit kureshtjen e të gjithëve. Domethënien e shpjegon vetë Limaj.
“Është emri i vendlindjes së Skënderbeut. Kemi dashtë që të marrim diçka nga e kaluara dhe historia jonë dhe ka qenë një përzgjedhje e jonë e përbashkët që është nder me pasë emrin e vendlindjes së Skënderbeut”, tha Limaj për RTK-në. Ai shtoi:  “Është një njeri që është themelues i kombit tonë Krejt krenaria jonë kombëtare lidhet me emrin e Skënderbeut. Po të mos ishte ky ku me ditë ku do të ishim ne shqiptarët”.

Share With:
Translate »
1246 Views