Synet u bënë djemtë, vëmendjen e morën e vajzat

Para dy ditësh familja e këngëtarit Meda kishte një gëzim të madh. Tre djemtë e familjes u bënë synet dhe siç e do zakoni kosovar, ata shtruan një darkë të madhe. Më tepër se një darkë, ishte një festë ku nuk munguan as të ftuarit VIP, kolegë të Medës. Djemtë e veshur si princër e patën vëmendjen e tyre pasi ishin arsyeja përse ishin mbledhur të ftuarit por ato që ranë në sy ishin vajzat e shtëpisë. Bashkëshortja e Medës dhe vajza e tyre e vetme u veshën me fustane të së njëjtës prerje dhe të  së njëjtës ngjyrë duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në festë. Nënë e bijë, a nuk duken sikur kanë dalë nga përrallat? /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
2439 Views