Pasi u përzgjodh nga koreografi i njohur, balerina shqiptare: Ja pse vajza s’dua të bëhet si unë!

Katër balerinat e njohura shqiptare, Rovena Shqevi, Loreta Bala, Elda Logo dhe Fjoralba Zere, janë të përzgjedhurat e koreografit të njohur shqiptar Angjelin Preljocaj, për t’u bërë pjesë e një masterclass-i një mujor, që do të zhvillohet në Francë.

Të ftuara në “Ftese në 5” me Bieta Sulon, vajzat ndanë më shumë detaje rreth kësaj ekperience që shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e gjithësecilës.

Megjithatë duket se përpos kënaqësisë dhe emocioneve që u fal statusi i balerinës, ka momente kur këto të fundit pyesin veten pse kanë zgjedhur atë profesion e jo një tjetër, njësoj siç ishte rasti i Lori Balaj.

Ajo tregoi se pas ditëve të lodhshme në prova, mendon se ndoshta duhet të kishte zgjedhur një profesion tjetër, jo aq intensiv e të lodhshëm sa ai i balerinës, ndaj edhe e tha hapur se nuk dëshiron që e bija të jetë balerinë në të ardhmen.

Share With:
Translate »
459 Views