Burri ushtronte dhunë mbi gruan shtatzënë, i kërkonte të ndërpriste barrën; Ajo strehohet në një qendër shtetërore

Një 25 vjecare nga qyteti i Durrësit, në muajin e gjashtë të shtatzanisë është strehuar nga autoritetet në një qender pritëse këtu në Tiranë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza denoncoi në polici partnerin e saj, pasi përmes dhunës ai i kishte kërkuar të abortonte fëmijën.

Për dhunimin e Megit që pret të bëhet nënë, Gjykata la në arrest me burg, Kim Dhimën, i cili nga ana e tij nuk e pranon akuzën. Megjithatë 25 vjecari do të qëndrojë në burg deri sa të përfundojnë hetimet dhe ekspertiza, ndërsa kallzuesja është dërguar në një qendër shtetërore.

Gjyqtari i çështjes, Bedri Qori, përveç se e dërgoi të dyshuarin në qeli, përmendi se arrestimi i tij nuk ishte kryer me urdhër të prokurorit .

Por, ndërkohë policia pas prangosjes së djalit nga Paskuqani, përmend në dosjen e referuar akuzës , shenjat e e dukshme të dhunës në trupin e vajzës. Ndërsa në kallzim vajza tregon se ish partneri e kishte qëlluar edhe me kacavide në bark. Cifti ishte njohur përmes “Facebook-ut” dhe sic ajo shpjegon më tej, pasi janë frekuentuar një periudhë kohe, ata janë ndarë.

Por vajza tregon se në datën 24 tetor ajo kishte udhëtuar nga Durrësi drejt kryeqytetit dhe pasi ka takuar Kim Dhimën, ai e ka marrë me makinë duke e cuar në periferi ku edhe e ka dhunuar . I dyshuari e ka pyetur 25 vjecaren “pse nuk më tregovë për shtatzaninë” . Më pas i ka kërkuar që ta abortojë. Pasi e ka keqtrajtuar i dyshuari e ka zbritur nga makina duke e lënë në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Ndërsa i riu do të qëndrojë nën arrest me burg, prokuroria po kryen edhe veprime të tjera për të vërtetuar nisjen e historisë mes tyre përmes facebookut. Por veprimi më i rëndësishëm është marrja e qelizave telefonike të të dyve, për të konfirmuat me prova se ditën e dhunimit të vajzës shtatzanë, ata të dy ishin bashkë.

Share With:



236 Views