Pasojat e duhanit gjatë shtatzënisë

Sipas një studimi të fundit, nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë tek fëmijët e tyre.

Hulumtuesit gjetën se shumë gra që janë ekspozuar ndaj nikotinës, kanë mundësi më të madhe për të pasur një fëmijë të prekur nga sëmundje të rënda mendore.

Prezenca e nikotinës në gjakun e nënës, ishte e lidhur me 38 përqind më shumë mundësi për t’u prekur nga kjo gjendje. Pirja e duhanit kontribuon në probleme të theksuara në barkun e nënës dhe lindjes në vijim, duke përfshirë peshë të ulët të fëmijës dhe vështirësi të tjera.

Profesor Alan Broën, nga Universiteti i Columbia, Neë York, ka thënë: “Në bazë të njohurive tona, ky është i pari studim që tregon lidhjen mes ekspozimit të fetusit ndaj nikotinës dhe skizofrenisë.

” Profesor Broën tha: “Këto rezultate nënvizojnë vlerën e arsimimit të vazhdueshëm të shëndetit publik mbi pasojat potencialisht negative, dhe kryesisht të parandalueshme, që pirja e duhanit mund të ketë mbi fëmijët me kalimin e kohës.”Studime të mëtejshme mund të hedhë dritë saktësisht se si nikotina ndikon në trurin e fetusit “, shtoi ai.

Në një studim të mëparshëm, Profesor Broën dhe kolegët e tij kanë treguar se pasardhësit e nënave që janë ekspozuar ndaj duhanpirjes gjatë shtatzënisë, janë të rrezikuar për t’u prekur nga çrregullimi bipolar. Hulumtimi është publikuar në revistën Amerikane të Psikiatrisë.

Share With:
Translate »
910 Views