Kur takon vëllanë e sapolindur për herë të parë, shembulli më i pastër i dashurisë

Një djalë i vogël ka bërë për vete të gjithë rrjetin me reagimin e tij të ëmbël pasi takohet për herë të parë me vëllanë. I veshur me një bluzë në të cilën lexohet “Big Bro” (vëllai i madh), vogëlushi hyn në dhomën e spitalit ku është nëna e tij bashkë me të sapolindurin duke iu drejtuar vëllait më të vogël. Me një reagim të habitshëm të një fëmije, vëllai i madh ia përkëdhel butësisht kokën të sapolindurit duke thyer zemrat e gjithë rrjetit. 

Pasi ulet në prehrin e së ëmës, vogëlushi vazhdon ta përkëdhelë foshnjën, duke e injoruar pothuajse fare praninë e së ëmës. Pavarësisht se e ëma është duke i thënë “më mori malli”, ai vazhdon të jetë i fokusuar tek vëllai i vogël pa ia ndarë sytë dhe pa ndalur përqafimet. Edhe pse foshnja qan për pak, asgjë nuk e ndalon vogëlushin ta ledhatojë me dashuri. Çdo nënë e re duhet ta shikojë patjetër këtë video të ëmbël që të prek zemrën. Shembulli më i mirë dhe origjinal i dashurisë me shikim të parë.

Big Brother Meets Baby Sibling For First Time

This is the heart-warming moment a big brother meets his new-born baby sibling for the first time and can’t stop hugging and showering him with kisses.

Posted by Caters TV on Friday, February 3, 2017

Share With:
Translate »
757 Views