Nëna e dy fëmijëve shpenzon mbi 10 mijë paund për tu dukur si kukull

Ka pasur shumë histori për gratë që nuk ndihen mirë me veten e tyre dhe ëndërrojnë të duken si kukulla Barbi. Së fundmi një grua është e gatshme të paguajë 10 mije paund për tu kthyer në një të tillë. Cindy Moore e cila është një nënë 31 vjeçe ka kryer ndërhyrje në gjoks, ka vendosur extensions dhe ka fryrë buzët, këtë të fundit e ka bërë tre herë në muaj. 31 vjeçarja nuk e ka mbyllur me kaq, por ka ndryshuar edhe targën e makinës ku lexohet fjala doll, kukull. Cindy ka treguar se pavarësisht ndërhyrjeve të deritanishme kërkon edhe më shumë ndërhyrje të tjera. “Dua një ndërhyrje tjetër në gjoks, jam me fat sepse kam lëkurë në gjendje shumë të mirë dhe nuk kam nevojë për Botox”. Ajo shton se ka ende shumë gjëra për të bërë dhe se po mundohet të humbë akoma më shumë peshë. Cindy e ruante ëndrrën në sirtar që kur ishte 19 vjeç por kur bashkëshorti i saj me të cilin ka dy fëmijë e tradhtoi ajo u ndje më e sigurt se kurrë për të ndryshuar. ‘Që kur u ndava nga ai ndihem shumë mirë, kam humbur peshë dhe dukem ashtu siç dua unë, edhe pse do bëj disa ndryshime të tjera”. Cindy tregon se ka shumë kërkesa nga meshkujt dhe se mund të shoqërohet me këdo që i pëlqen. Disa komentues thonë se ndryshimi që ka bërë Cindy është një fiksim i sëmurë dhe se duhet të heqë dorë.  

Share With:
Translate »
968 Views