Pediatri: Kujdes, ilaçet e temperaturës tek fëmijët kanë efekte anësore, mos ia jepni pa i shkuar 39

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka qenë i ftuar pediatri Edi Tushe i cili i këshillon prindërit që mos përdorin asnjë medikament për temperaturën tek fëmijët pa i kaluar 39. Ai shprehet se për mjekët temperatura 38-39 është e dëshirueshme dhe nuk duhet ndërhyre sepse është mekanizëm mbrojtës, është në proporcion të drejtë me numrin e mikrobeve që popullon një njeri.

Edi Tushe: Temperatura 38-39 ne e konsiderojmë të dëshiruar, nuk duhet ndërhyrë, ndonjëherë edhe 39 e sipër duhet të pritet. Temperatura është mekanizëm mbrojtës, është në proporcion të drejtë me numrin e mikrobeve që popullon një njeri. Sa më lart, agresiv të shumohet mikrobi, aq më lart është temperatura, për arsye se një mikrob që popullon njeriun mund të shumohet vetëm  në temperaturë normale të njeriut.

Ne ngremë temperaturën që të frenojmë pikërisht shumimin e mikrobit. Temperaturat 38-39 nuk bëjnë asnjë gjë, as nuk vërehet, nuk e vëren prindi. E prek me dorë, e sheh të nxehtë, i vë termometrin, ububu thotë 39. Me vrap përpiqet që t’i japë ato barnat që shërbejnë për të ulur temperaturën. Shpesh herë për shembull, ndërhyrja që duhet të bëjë prindi duhet të jetë në funksion me sjelljen e fëmijës. Në qoftë se fëmija ka një sjellje krejtësisht normale, s’ka pse të ndërhyjë, të presë edhe pse temperatura është e lartë.

Në rast se fillon përgjumet, lëshohet etj, etj atëherë duhet patjetër që ta ndihmosh. Përgjithësisht ne kemi si rregull që 39 e sipër duhet dhënë mjekim, për të ulur temperaturën. Natyrisht barnat që jepen për temperaturën nuk janë pa rreziqe. Ajo që përdorim më shumë është paracetamoli, ibubrofeni është më i rrezikshëm, është zgjedhje e dytë.

Paracetamoli megjithëse rrallë mund të të japë sepse çdo bar ka dy efekte, ka një efekt bamirës, edhe një efekt të keq, është thikë me dy presa, bën mirë, por mund të shkaktojë dhe plagë gjithashtu. Kështu që dhënia e barnave duhet të jetë gjithmonë e arsyeshme. E kufizuar, sepse në shumicën e rasteve ajo që vë unë re në praktikën time, prindërit ia japin pa e justifikuar shumë barin te fëmija.

Katerina Trungu: Për paracetamolin, paracetamol është, dhe po të kesh një dhimbje koke t’i e pi, ky është një fragment që unë e kam dëgjuar shumë, është një justifikim që e trajtojnë paracetamolin si diçka që nuk ka problem t’ja japësh.

Edi Tushe: Po nuk është karamele, edhe karamelja është  e rrezikshme, se fola gabim. Paracetamoli është bar si gjithë të tjerët. Natyrisht barnat që veprojnë ose këto që përdorim ne për temperaturën, kanë disa lloj efekte, jo vetëm që ulin temperaturën, por lehtësojnë dhimbjen, njëkohësisht janë antiflamatorë dhe kundër pezmatimit. Shpesh herë një fëmijë që ka një situatë virale dhe s’ka temperaturë, mund të përdorë shumë kollaj paracetamolin për të zbutur shenjat që ka viroza në këtë rast.

Pediatri Tushe tregon gjithashtu se për t’i ulur një fëmije duhet të zhvishet, të pijë ujë dhe të flejë gjumë për të mbledhur fuqinë.

Share With:
Translate »
195 Views