Për të bindur të rinjtë të vaksinohen, Biden kërkon ndihmën e Olivia Rodrigo-s

Olivia Rodrigo vizitoi Shtëpinë e Bardhë ditën e djeshme për t`iu bashkuar përpjekjeve të administratës së Biden që të bindë të rinjtë të vaksinohen ndaj Covid-19.

Ylli i “High School Musical” mori fjalën e saj në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, ku tha: “Jam e mrekulluar nga puna që kanë bërë Presidenti Biden dhe Dr. Fauci dhe jam shumë e lumtur të jap mbështetjen time në këtë iniciativë”.

Kurse Jen Psaki nga Shtëpia e Bardhë tha se jo çdo 18-vjeçare e harxhon kohën e vet për të sensibilizuar bashkëmoshatarët të vaksinohen.

Administrata e Biden po bën gjithçka dhe po shfrytëzon çdo kanal komunikimi e çdo personazh të gatshëm për të ndihmuar, që të sensibilizojë popullatën për të marrë dozat e vaksinave. Në YouTube, Facebook, Instagram, kudo të famshmit po japin mesazhet e tyre. Madje edhe në aplikacionet e njohjeve online, që më së shumti përdoren nga të rinjtë, shfaqen mesazhe sensibilizuese për t`u vaksinuar.

Olivia Rodrigo po xhiron edhe një video me Biden dhe Dr. Fauci që pritet të sensibilizojë më shumë njerëz.

Share With:
Translate »
234 Views