Për t’i mbrojtur nga alergjitë, ushqeni fëmijët me ushqime të forta që nga muaji i katërt
Një studim i ri, zbulon se fëmijët që hanë ushqime të forta që nga muaji i katërt i jetës, kanë më pak mundësi të përfitojnë alergji.
Ushqimi i fëmijëve me ushqime që shkaktojnë alergji direkte – si vezët apo kikirikët – janë ndihmës të mirë, që të shmangen alergjitë e fëmijërisë, apo më vonë gjatë jetës.
Ky sugjerim bien në kundërshtim me këshillat e tanishme, se fëmijët nuk duhet të ushqehen me ushqime të forta, para se të kenë gjysmë viti jetë.
Akademia e Pediatërve Amerikan kërkon nga prindërit, t’i ushqejnë fëmijët me ushqime të forta, që nga muaji i katërt i jetës, varësisht se sa mund të përpijnë, transmeton Telegrafi.
Por, me çfarë duhet të ushqehen këta fëmijë?
Filloni me drithëra, perime të verdha e portokalli dhe pemë. Shtoni ushqime që shkaktojnë alergji, por në doza të vogla si qumësht, soja dhe ve.
Provoni ushqime të tjera që keni në shtëpi, duke u kujdesur për freskinë e tyre.
Pas disa ditësh ushqimi, shtojeni sasinë.