“Për ty mam!” Ardit Gjebrea i dedikon së ëmës këngën e ndjerë në duet me artistin me famë botërore

Një dedikim për një njeri që nuk është më, një dedikim për dashurinë apo një dedikim për të dashurën kanë qenë të panumërta këtë edicion të Këngës Magjike. Veç këngëtarëve, edhe producenti Ardit Gjebrea, kishte një dedikim për këtë përvjetor të Këngës Magjike, sepse për herë të parë nuk e kishte të ëmën – mbështetjen e madhe deri në fund të jetës së saj.

Kur shkoi në studion e Florit dhe dëgjoi vijën melodike të këngës së tij, Arditi qau. Iu kujtua e ëma, madje ia kërkoi Florit ta këndojë, por donte ta këndonte në duet: “Flori më tha që kjo këngë nuk është për duet. Në fakt, mua që aty më erdhi vija tjetër melodike dhe teksi i kësaj kënge. Kur humb dikë të shtrenjtë në jetë, është e vështirë t’ia fshish emrin dhe të thuash “ajo””, – tha Arditi pak para se të këndonte këngën që e kishte dedikim për të ëmën e ndjerë, e cila u nda nga jeta disa muaj më parë.

“Kur them ajo” ishte surpriza dhe dhurata e Arditit për të ëmën, këngë të cilën e këndoi bashkë me Saimir Pirgun.

Share With:
Translate »
1026 Views