Përdhunoi 10 herë kushërirën e vogël, 14 vjeçari i shpëton burgut

Një djalë 14 vjeçar i cili përdhunoi kushërirën e tij më të vogël 10 herë në shtëpinë e gjyshes së tij i ka shpëtuar burgut.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, thuhet se ka rënë pre e bullizmit dhe manipulimeve.

Ai filloi të abuzonte me kushërirën e tij kur ajo ishte 10 vjeç.

Në një seancë të mëparshme ai u dekarua fajtor për katër akuza.

James Keeley, prokuror në Gjykatën e Magjistraturës Lincoln, tha në gjyq: “Ajo është viktimë e pafajshme dhe shumë e vogël në atë kohë. Ai përfitoi kur ishte në shtëpinë e gjyshes së tij. Që në moshën 10-vjeçare e ka përdhunuar. Gjithçka filloi kur vajza ishte 10 vjeç dhe i pandehur 11 vjeç e vazhdoi deri në fillim të vitit të kaluar.”

Ndërsa avokati e mbrojti duke thënë: “Ai ka thënë në mënyrë të hapur se e di që ka bërë gjë të gabuar. Si edhe ka treguar keqardhje për atë që ka ndodhur. Ai ka pasur një jetë të vështirë, gjë që e ka prekur atë për një kohë të gjatë.”

I pandehuri ka thënë: “Më vjen keq për atë që kam bërë dhe që kam lënduar familjen time dhe për situatën ku i kam vendosur. Nuk do të ndodhë më.”

Djali iu dha një urdhër referimi 12 muaj, urdhër kufizues dhe një urdhër për paradalimin e sulmeve seksuale për 5 vite.

Gjykatësi i qarkut Peter Veits tha: “Ju ishit shumë afër për të shkuar në paraburgim. Ju keni shumë punë për të bërë gjatë vitit të ardhshëm dhe shpresoj se kjo do t’ju ndalojë të bëni veprime të tilla në të ardhmen. E vetmja mënyrë që kjo të funksionojë është të jeni të ndërgjegjshëm për seriozitetin e ngjatrjes. Shpresoj që të mos prendohem që ju kam dhënë këtë shans.”

Famlja e tij duhet të paguajë 20 paund për shpenzimet e viktime dhe 85 paund për ndjekje penale.

Share With:
Translate »
789 Views