Përdhunon binjaket 14 vjeçe dhe motrën e tyre më të vogël, ngelin shtatzënë që të treja
Një episod dramatik abuzimi seksual, ku një pedofil përdhunoi dy binjake 14 vjeçe dhe motrën e tyre vetëm 12 vjeçe, por ngjarja rëndohet edhe më tej, pasi që të treja mbetën shtatzënë.
Arnold Perry, është një 34-vjeçar amerikan, u dënua me 27 vite burg këtë të enjte, lidhur me abuzimet seksuale, për të cilat u deklarua fajtor.
Ai akuzohet se i ka përdhunuar tre të miturat, pasi nëna e tyre, e kishte lejuar që të jetonte me to në shtëpinë e tyre në Youngstoën, të Ohio, në një periudhë kur “miku i familjes”, nuk kishte një shtëpi ku të rrinte.
Vogëlushet mbetën shtatzënë në fund të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016.
Prokurorja Jennifer McLaughlin deklaroi në gjykatën e Mahoning se, “Këto vajza do të vuajnë gjatë gjithë jetës së tyre, për gjithë sa u ndodhi”.
Njëra prej vajzave binjake abortoi, por pak më vonë, u zbulua se edhe dy motrat e tera ishin shtatzënë, shkruan noa.al.
Shtatzënitë u zbuluan në një moment shumë të vonë për t’u ndërprerë.
Rezultoi se Lavelle, ka pësuar një dëmtim cerebral në vegjëli, gjë që e pengon që të ketë ndjeshmëri lidhur me veprimet e tyre.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-5372769/Man-impregnated-3-Ohio-sisters-sentenced-rape-charges.html