Përfitimet shëndetësore nga rrezet e diellit/ A mund të ndihmojë vitamina D në mposhtjen e koronavirusit?

A keni qëndruar shumë gjatë brenda në shtëpi kohët e fundit? Nuk jeni të vetmit. Shumë prej nesh tani kalojnë deri në 90 për qind të jetës në ambiente të mbyllura, dhe retinat tona të syve bombardohen nga drita artificiale deri në mbrëmje.

Kjo do të thotë se në krahasim me paraardhësit tanë, ne jemi më pak të ekspozuar ndaj dritës gjatë ditës, dhe më shumë ndaj dritës artificiale gjatë natës. Ky ndryshim në ciklin dritë-errësirë ​​me të cilin kemi evoluar, ka një efekt të thellë në ritmet tona cirkadiane, duke ndryshuar modelet e gjumit dhe duke ndikuar më shumë sesa mund ta mendojmë mbi gjendjen tonë shëndetësore.

Nivelet e dritës ndihmojnë në rregullimin e gjendjes së humorit. Ndërkohë ne mbështetemi tek rrezet e diellit për ta shndërruar kolesterolin në lëkurë në vitaminën D, e cila ndihmon në ndërtimin e kockave të forta, dhe luan një rol të dobishëm në forcimin e sistemit tonë imunitar.

Madje disa tituj në media, kanë pretenduar së fundmi se rrezet e diellit mund të na ndihmojnë në mbrojtjen nga koronavirusi. Por, a e mbështetet shkenca këtë pretendim? Dhe çfarë na mungon kur jemi të mbyllur brenda në shtëpi?

Përpara shpikjes së shtëpive, dritave në rrugë dhe “Netflix”-it, paraardhësit tanë e kalonin shumicën e ditëve të tyre në natyrë, dhe netët e tyre nuk ndriçoheshin nga asgjë më e ndritshme se sa drita e një zjarrit të ndezur.

Tani ne e kalojmë 90 për qind të jetës sonë në ambiente të mbyllura, dhe retinat tona të syve bombardohen me dritën artificiale deri në mbrëmje. Kjo ndikon në gjumin tonë, biologjinë dhe gjendjen tonë shëndetësore, më shumë sesa mund të jemi të vetëdijshëm.

Por çfarë bëjnë rrezet e diellit për ne, dhe çfarë na mungon kur jemi të mbyllur brenda? Trupat tanë drejtohen nga ritmet cirkadiane, ciklet 24-orëshe në biologjinë dhe sjelljen tonë, që na bëjnë të ndjehemi vigjilentë gjatë ditës dhe të përgjumur natën.

Këto ritme rregullohen nga një grup i veçantë qelizash në pjesën e pasme të syrit, që i japin mundësi trurin tonë të ndërtojë imazhe. Ato quhen qeliza ganglionale të retinës, fotosensitive, ose shkurt ipRGC. ipRGC janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës në pjesën blu të spektrit, përfshirë dritën e ditës dhe dritën nga ekranet tona.

Ato dërgojnë sinjale në zonat e trurit që kontrollojnë vigjilencën. Vetëm një orë dritë blu me intensitet të ulët, mund të rrisë shpejtësinë e reagimit po aq sa pirja e dy filxhanëve kafe. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit në mëngjes ndihmon në mbajtjen e ritmeve tuaja cirkadiane në nivelin e duhur, dhe kjo ka qenë e lidhur me një cilësi më të mirë të gjumit dhe një rrezik më të ulët nga depresioni.

Të njëjtat ipRGC që futen në orën mjeshtërore të trurit, lidhen gjithashtu me talamusin, një zonë e trurit që lidhet me gjendjen tonë shpirtërore. Dhe ekziston një arsye tjetër e rëndësishme pse duhet marrë sa më shumë rreze dielli:vitaminë D.

Kur rrezet e diellit godasin lëkurën tuaj, ajo shndërron kolesterolin në vitaminë D, e cila ndihmon në ndërtimin e kockave të forta dhe luan një rol të dobishëm në sistemin tonë imunitar. Pacientët në spitale, kanë treguar se shërohen më shpejt kur kanë më shumë akses ndaj dritës natyrale gjatë ditës, dhe studiuesit mendojnë se ajo mund të rrisë numrin e qelizave imune që tubohen pas dëmtimit të një organi.

Ka gjithashtu disa prova të një lidhjeje midis niveleve të vitaminës D dhe disa infeksioneve virale, përfshirë gripin dhe Covid-19. Por kjo nuk është shumë e qartë. Një studim i vogël, zbuloi se pacientët me Covid-19 në spital, kishin më pak të ngjarë të kishin nevojë për kujdes intensiv nëse u jepeshin doza të larta të vitaminës D.

Nga ana tjetër, një studim tjetër krahasonte nivelet e vitaminës D tek njerëzit që rezultuan pozitivë me koronavirusin e ri, me ata që nuk e bënë, dhe nuk gjetën asnjë ndryshim. Ne mund të mësojmë më shumë nga provat e tjera klinike të rastësishme, që janë aktualisht në proces.

Por tani për tani provat që suplementet me vitaminën D, mund të parandalojnë sëmundje të rënda janë mjaft të dobëta. Por rëndësia e vitaminës D për kockat tona, nuk është në dyshim dhe shumë prej nesh thjesht nuk marrin mjaftueshëm me ushqimin e përditshëm.

Kjo është veçanërisht e theksuar në muajt e dimrit, kur nuk ka dritë të mjaftueshme të diellit që të prodhojë vitaminën në lëkurën tonë, veçanërisht për njerëzit që jetojnë në vende të ftohta dhe ata që kanë një lëkurë të errët. Ndërkohë ja cilat janë dia këshillat të tjera:

Bëni disa ushtrime jashtë në natyrë çdo ditë, edhe nëse thjesht dilni për një shëtitje.

Zgjohuni në një orë fikse në mëngjes, dhe hapni perdet sapo të ngriheni.

Ndryshojeni vendin ku uleni, në mënyrë që të jeni më afër një dritareje. Edhe një distancë e vogël, mund të ketë një efekt dramatik në nivelet e dritës.

Përdorni dritë më të zbehtë në mbrëmje. Mund të blini edhe llamba që e ndryshojnë ngjyrën, në mënyrë që të përfitoni nga drita blu gjatë ditës, dhe drita me ngjyrë të ngrohtë në mbrëmje.

“Dëgjojeni trupin, dhe shkoni të flini kur filloni të ndjeheni të përgjumur.

Përdorni perdet për të bllokuar dritën që vjen nga llambat e rrugës.

Reduktoni kohën e qëndrimit para ekraneve para gjumit.

Dilni jashtë sa më shumë që të keni mundësi.

Share With:
Translate »



51 Views