“Përhapni mesazhin, mund të shpëtojë jetë” / Mjeku gjen zgjidhjen e maskave
Që kur maskat u bën pjesë e përditshmërisë tonë, adaptimi me të nuk është i lehtë.
Një nga problemet është mjegullimi apo veshja e syzeve, dhe ato që mbajnë të tilla gjatë gjithë kohës e kanë të qartë për bezdisjen për të cilin po flasim.
Megjithatë, zgjidhja ka ardhur nga një neurokirug, i cili me një leukoplast të thjeshtë të ngjitur në pjesën e hundës duke puthitur maskën bëhet e mundur shmanien e hyrjes së ajrit duke mos veshur më syzet.
Neurokirurgu amerikan Daniel Heiferman përhapi një metodë të thjeshtë dhe efektive për të zgjidhur bezdinë e vogël: vendosjen e një leukoplasti në hundë. Në këtë mënyrë maska ngjitet në mënyrë të përsosur dhe për këtë arsye ajri nuk del drejt nën syze. Rezultati: nuk ka më lente me mjegull.
“Përhapni mesazhin, mund të shpëtojë jetë”, shkruan mjeku në Twitter. Pra problemi i vogël, por bezdisës, mori një zgjidhje shumë të thjeshtë dhe efikase.