Personazhet që spikatën në Nickelodeon Kids Choice Award

Këngëtarja Mariah Carrey dhe ish-bashkëshorti i saj Nick Cannon janë shfaqur së bashku në Nickelodeon Kids Choice Award. Ata së bashku me dy binjakët e tyre dukeshin shumë të lumtur teksa pozonin për kameran. Mariah dhe Nick u martuan në vitin 2008 dhe u ndanë në vitin 2016. Që prej asaj kohe çifti ka pasur marrëdhënie shumë të mirë dhe e kanë mbështetur gjithmonë njëri-tjetrin .

E mahnitshme dukej dhe Heidi Klum, e cila kishte veshur një fustan të shkurtër, që i nxirrte në pah këmbët e gjata. Modelja dukej gjithë kohës e qeshur teksa pozonte dhe shpaloste aftësitë e saj prej modeleje në tapetin portokalli.

Ish-Spice Girl, Mel B së fundmi nuk rresht së treguari linjat e saj perfekte. Ajo u shfaq sërish e veshur me një kostum të ngushtë për trupi, që i nxirrte në pah format trupore.

John Cena ishte ai që spikati me paraqitjen e tij. Ai kishte veshur një kostum si breshkat ninxha. Dhe dukej shumë komik teksa bënte lëvizjet e ninxhave ne tapet.

Share With:
Translate »
726 Views