‘Urimi më i mirë në jetë’, ditëlindja e pazakontë dhe dhurata më e bukur për Nora Istrefin

Asnjë vit nuk është njëlloj, ashtu sikurse asnjë ditëlindje. Sidomos për personazhet njohur të showbiz-it, të cilët mund t’i zërë ditëlindja gjithandej, nëpër avionë, në koncert, në një festë familjare, në xhirime e kudo. Edhe këngëtarja Nora Istrefi, gjatë viteve të gjata në muzikë, ditëlindjet mund t’i festuar gjithandej, në çdo vend e me këdo. Megjithatë, që kur në jetë ka ardhur Renee, Nora është kujdesur që ditët e shënuara t’i ketë më afër së bijës…

Renee, për pak mbush 3 vjeç, por mosha për të nuk ka pikë rëndësie. Ne e dimë që tani profesionin e së ardhmes. Ajo ka nisur të ndjejë ritmin ende pa bërë 1 vjeç, ka nisur të kërcejë po ashtu shumë herët, por edhe të shoqërojë të atin në piano e në instrumente të tjera muzikore. Madje, edhe mikrofonin e ka bërë shok prej kohësh.

Mami Nora ka ndarë shpesh me miqtë disa nga momentet më të bukura kur këndon Renee apo e shoqëron muzikën me kërcim.

Por sot është një ditë e veçantë për familjen e Norës dhe këtë ka nisur ta kuptojë edhe vogëlushja 3-vjeçare. Me një fotografi të së ëmës në dorë, Renee ka nisur t’i këndojë Norës këngën e ditëlindjes. Fare natyrshëm, ashtu siç di ajo ta përdorë mikrofonin e të nxjerrë zërin, Renee kupton se ajo që po bën po i  kënaq shumë ata që ka pranë e sidomos të ëmën, ndaj edhe e shoqëron të kënduarin moskokëçarës me buzëqeshje:

“Ndihem e bekuar. Urimi më i mirë ndonjëherë në jetë”, – shkruan Nora pas kësaj videoje të ëmbël. Dhurata më e bukur që mund të të dhurohet në jetë. Ç’mund të kërkojë një nënë më shumë se kaq?

Edhe Roberti, bashkëshorti i Norës, në një foto në Instagramin e tij, e ka uruar këngëtaren me fjalë zemre.

Share With:
Translate »
1314 Views