Pesë ditë pa gjurmë, vajza denoncon zhdukjen e të atit në Tropojë

Një kryefamiljar rezulton i zhdukur pa gjurmë prej pesë ditësh, duke bërë që familja e tij të përfshihet nga paniku mbi atë që mund t’i ketë ndodhur.

Gjatë ditës së djeshme, e hënë, është paraqitur në policinë e Tropojës, 21-vjeçarja S.M., banuese në Bodujevë të Kosovës, vend ku është martuar.

E reja ka bërë kallëzim dhe ka thënë se babai i saj, J.M., 56 vjeç, banues në fshatin Shoshan të Tropojës, më 24 nëntor, ka shkuar në mal me bagëti, në vendin e quajtur “Gryka e fshatit Klysyrë”.
 Por që nga momenti i largimit nga banesa prej tij nuk ka më gjurmë, duke bërë që familja të frikësohet se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe.
 Aktualisht po punohet për gjetjen e tij, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë shenjë.Lidhur me këtë rast vijojnë ende kërkimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës për ndjekje të mëtejshme.
Share With:



451 Views