Roani për festën e 28 Nëntorit me flamur, plis e çifteli

Në festën e 28 Nëntorit si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë është ditë feste e cila shënohet me aktivitete të shumta.

Për këtë festë të Flamurit nuk kanë munguar as urimet e shumta që kanë bërë edhe fytyrat e njohura publike.

Modelja e njohur Majlinda Zeka për këtë festë djalin e saj Roanin e ka mbështjellë me flamurin kuqezi me një plis në kokë e një çifteli.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Majlinda përmes një video që ka postuar në llogarinë e saj në Instastory.

Për Roanin e vogël i cili po bëhet çdo ditë e më simpatik kjo është festa e parë e Flamurit.

“Urime 28 Nëntori”, ishte ky urimi që ka bërë Majlinda.

Share With:
Translate »
1334 Views