Pesha në fillim të shtatzanisë përcakton shëndetin e fëmijës suaj!

Një hulumtim i ri ka treguar që femrat të cilat fillojnë shtatzëninë me peshë normale kanë shanse më të mëdha që gjatë shtatzënisë të shtojnë peshë, mirëpo pas lindjes shpejt kthejnë linjën e mëparshme të trupit.

Femrat të cilat hyjnë në shtatzëni me peshë të lartë trupore, kanë më shumë probleme me peshën pas lindjes, mirëpo njëkohësisht janë të ekspozuara ndaj rrezikut në shtatzëni.

Femrat të cilat janë të kequshqyera rrezikojnë që bebet e tyre të jenë jo mjaft të zhvilluara për vitet e pastajme në fëmijëri, ndërsa femrat me peshë të lartë më shpesh lindin me prerje cezariane dhe lindin bebe me peshë të madhe.

Ky studim ka treguar që femrat të cilat ngelen shtatzënë, ndërsa në atë rast kanë peshë të lartë trupore, ekspozojnë edhe veten edhe beben ndaj rrezikut sepse bebja mund të ketë probleme me zhvillimin, ndërkaq vetë shtatzëna mund të ketë probleme me zemrën dhe me lëvizjen.

Shtatzënat e kequshqyera rrezikojnë që të lindin para terminit dhe të lindin bebe me peshë të vogël, ndërsa ato shtatzëna me peshë të lartë trupore kanë rrezik të zhvillimit të diabetit dhe të peshës së lartë të fëmijës, thuhet në këtë studim.

Nënat me peshë të lartë, të cilave indeksi i peshës trupore u është më i lartë se 30, kanë rrezik të madh që për shkak të gjendjes shëndetësore të shtrihen në spital deri sa të lindin dhe që më vonë kanë probleme me ngeljen shtatzënë.

Share With:
Translate »
1109 Views