Piloti ju lë fëmijëve të tij drejtimin e avionit, gabimi i vogëlushit vrau 75 perona

75 të vdekur për shkak të një gabimi foshnjëror. Kjo është çfarë u zbulua pas nxjerrjes së regjistrimeve të zërit në kabinën e avionit. Tragjedia ndodhi në 23 mars të vitit 1994 teksa avionic A310 i kompanisë ruse Aeroflot u nis nga moska për në Hong Kong.

Gjithçka nisi qetësisht, ndërkohë që hetimet zbuluan se në avion ndodheshin edhe dy fëmijët e pilotit Yaroslav Kudrinsky, të cilët kishin udhëtimin e parë ndërkombëtar dhe ishin pasagjerë të babait të tij.

Pasi kishin kaluar disa orë në qiell dhe gjithçka dukej qetë, Yaroslav Kudrinsky mori dy fëmijët e tij në kabinë për t’i treguar se si drejtohej një avion. Fluturimi po bëhej nga piloti automatik, ndërkohë që fillimisht në kolltuk u ul vajza 16 vjeçare. Ajo filloi të luante me pajisjet në kabinë dhe më pas ia la vendin vëllait më të madh.

Disa sekonda më pas, avioni filloi të destabilizohej duke lëvizur sa majtas-djathtas, ndërsa pilotët fillimisht nuk kuptuan çfarë po ndodhte pasi besonin se ishin ende nën drejtimin e pilotit automatik.

Ata kuptuan më pas se djali i Yaroslav Kudrinskyt kishte çaktivizuar pilotin automatik dhe tashmë një fëmijë kishte në dorë drejtimin e avionit, i cili humbi lartësi me shpejtësi.

Pilotët kuptuan gabimin por ishte shumë vonë. Avioni u përplas në një mal duke shkaktuar 75 të vdekur. /

Share With:
Translate »
25 Views