Pink përlot MTV VMA me mesazhin emocionues për të bijën

Pas marrjes së çmimit “Michael Jackson Video Vanguard” në mbrëmjen më madhështore të muzikës të  MTV VMAs, Pink ka mbajtur fjalimin më të bukur, emocionues dhe frymëzues për vajzën e saj 6-vjeçare Willow. Këngëtarja ndau me fansat një histori mbi imazhin e trupit dhe sfidat për të rritur një vajzë të vogël, fjalim që i përloti të gjithë. 37-vjeçarja kujtoi momentin kur vajza e saj i tha: “Unë jam vajza më e shëmtuar që njoh. Unë ngjaj si djalë por më flokë të gjata.” Por Pink e kishte kundërshtuar duke i thënë “ Je shumë e bukur” dhe i dha disa këshilla shumë të vlefshme. “Unë i thashë se kur njerëzit bëjnë shaka me mua thonë se dukem si djalë ose kam tipare mashkullore. Më ke parë mua duke i rritur flokët, duke ndryshuar trupin tim? Ne nuk ndryshojmë. Ne i ndihmojmë njerëzit e tjerë të ndryshojnë, kështu që ata mund të shohin të gjitha llojet e bukurisë. ” Pink e mbylli fjalimin me një mesazh për vajzën e saj e cila ishte në audiencë: “Dhe ti vajza ime e dashur je e bukur dhe unë të dua shumë.”

Share With:
Translate »
706 Views